Edhe Nikolic po shpreh dhimbje për humbjen e Trepçës!

Ajo çfarë janë tue ba shqiptarët në Kosovë me “Trepçën” dhe “Telekomin” asht grabitje, uzurpim.

Për këtë ne nuk mund të pajtohemi.

Kështu ka thanë presidenti i Serbisë, Tomislav Nikolic, njofton Klan Kosova.

Ai beson se janë prek “vijat e kuqe”, e që asht arsye se pse autoriteteve në Prishtinë dhe Bashkimit Europian duhet me i dërgue nji mesazh.

“Na ju kemi lanë shumë gjana shqiptarëve në Kosovë. Duhet me vendosë kufij. Për këtë arsye, nuk duhet me ba leshime kur bahet fjalë për shitjen e Trepçës, si dhe kur flitet për pronën e Telekom”, ka deklarue ai për Blicin serb.

Nikolic ka theksue se Serbia nuk duhet me pranue kushtëzime “nëse Brukseli në të vërtetë i vendos ato për vazhdimin e negociatave”.