Edhe Nisma mbështet Bekim Jasharin në Skenderaj

Kandidati i pamvarun për komunën e Skenderajt, Bekim Jashari ka m’u mbështetë edhe nga partia Nisma për Kosovën.
Këtë e ka ba të ditun kreu i kësaj partie Fatmir Limaj në nji konferencë për media.

“NISMA ka nderin me mbështetë pinjollin e familjes Jashari, Bekim Jasharin. Dhe jo vetëm që ka me mbështetë, por kemi nderin me qenë përkrah Bekim Jasharit”, ka thanë Limaj në nji konferencë për media ku ka ba të ditun emnat e kandidatëve për kryetarë të komunave në zgjedhjet e 22 Tetorit.

 

Përveq Nismës edhe PDK ka mbështet Jasharin tue mos kandidue për kryetar në këtë komunë.