Edhe Nisma për Kosovën bojkot Kuvendit

Deputetët e Nisma për Kosovën nuk kane me marrë pjesë në seancën e radhës, e cila pritet me u mbajtë të Ejten.

Këtë e ka konfirmue në nji emision në Tribuna Channel, deputeti i Nismës për Kosovën, Enver Hoti.

Ai thotë se bojkotimin nga Kuvendin e marrin si instrument, i cili ban nji presion krejtësisht demokratik mbi këtë Qeveri.

“Ne si opozitë, por edhe si NISMA për Kosovën i kemi bërë të njohura qëndrimet tona. Ne bojkotimin nga Kuvendi e marrim si instrument, i cili e bënë një presion krejtësisht demokratik mbi këtë Qeveri, e cila edhe ashtu nuk është në nivelin e duhur dhe nuk ka legjitimitet për të vazhduar më tutje”, ka thanë deputeti Hoti.

Ndryshe nga AAK, Nisma për Kosovën vendosi me bojkotue Kuvendin për kohë të pacaktueme.