Edhe nji anëtar i PDK’s kundër Ramiz Lladrovcit

Anëtari i Kryesisë së PDK, Naim Bazaj, i cili asht edhe kryesues i Kuvendit Komunal të Drenasit në nji prononcim për KALLXO.com ka thanë se nuk ka me përkrahë kandidaturën e Ramiz Lladrovcit për kryetar të Komunës.

PDK ka vendosë që me kanididue përsëri kryetarin aktual të Drenasit, por me këtë nuk po pajtohet anëtari i kryesisë, Naim Bazaj, i cili ka vendosë me punue haptas kundër zgjedhjes së Lladrovcit.

“Nuk po e dijmë pse z. Veseli e ka kandidu Lladrovcin kur menxi e fituem herën e parë në balotazh edhe anëtarët e kryesisë shumica nuk ishin për të, aty për aty ai e vendosi. Na po e shohim që ai humbjen e ka edhe në Skenderaj edhe në Drenas, qashtu qysh e pat edhe në nivel të Kosovës, ku pat ranie të fuqishme”, tha Bazaj.

Lexo edhe:

Dikush nga PDK nuk po e mbështet Lladrovcin për kryetar të Drenasit