Konfirmohen 34 te vdekun n’Ankara

Nji eksplodim i madh në qendër të Ankarasë të Diellën ka lanë të paktën 34 persona të vramë dhe disa të lënduem. Simbas Reuters, shpërthimi ndodhi në parkun Guven në kryeqytetin turk.
Ende nuk dihen arsyet e shpërthimit, ka thanë nji zyrtar për agjencinë Reuters. Ankara muejve të fundit ka qenë cak i disa sulmeve në të cilat mbetën të vdekun qinda persona.

Televizioni turk NTV thote se eksplodimi ka ndodhe nga nji kerr-bombe, por nuk asht konfirmue zyrtarisht.