Edhe nji kandidat tjetër i pamvarun i bashkohet PDK’s në Drenas

Edhe kandidati i pamvarun në komunën e Drenasit, Rrahim Elshani, i cili u tërhoq në momentet e fundit asht rikthye në Partinë Demokratike të Kosovës (PDK).

Ditën e kalueme, kandidati tjetër i pamvarun Naim Bazaj u tërhoq nga kandidatura dhe njoftoi se u rikthye në PDK.

“Partia Demokratike e Kosovës në garën për komunën e Drenasit asht ma e bashkueme se kurrë ma parë. Ajo asht nji familje e madhe që diversitetin e mbrendshëm e konsideron pasuni e jo barrë. Unë dhe miku im Rrahim Elshani, jemi të bindun se gjanat që na bashkojnë mbrenda PDK’s janë ma të shumta dhe ma të randësishme se opinionet e ndryshme që munden me na dallue. Prandaj, Rrahimi ndoqi shembullin e bashkëpartiakut tonë tjetër, Naim Bazaj, dhe u dakordue se në këtë garë kandidatura e Ramiz Lladrovcit asht alternativa ma e duhun për Drenasin”, ka njoftue Veseli.