Edhe nji seancë e Kuvendit pa Opozitën

kuvendi

Sot mbahet seanca e radhës e Kuvendit të Kosovës, ku deputetët do të kenë para vetës 8 pika të rendit të ditës, tue perfshi këtu edhe shqyrtimin e rekomandimit të Organit Përzgjedhës të Pamvarun për emërimin e anëtarëve në Bordin e Organit Shqyrtues të Prokurimit.

As në këtë seancë, opozita nuk do të marrë pjesë.

Ajo në shejë proteste, vazhdon të bojkotojë seancat e Kuvendit të Kosovës.

Opozita vazhdon të kërkojë shpalljen e zgjedhjeve të jashtëzakonshme, mbasi simbas tyne, Qeveria nuk ka legjitimitet.

Rendi i ditës për seancë:

Votimi i Projektligjit nr. 05/L-091 për mbrojtjen nga zhurma.
Votimi i Raportit të Komisionit për Shëndetësi, Punë dhe Mirëqenie Sociale lidhur me mbikëqyrjen buxhetore të Skemës së Ndihmës Sociale për periudhën 2013-2015.

Votimi i Raportit të punës së Agjencisë Kosovare të Privatizimit për vitin 2014.

Votimi i Raportit të Komisionit për të Drejta dhe Interesa të Komuniteteve dhe Kthim lidhur me mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjit për Fshatin Hoçë e Madhe dhe Ligjit për Qendrën Historike të Prizrenit.

Shqyrtimi i rekomandimit të Organit Përzgjedhës të Pavarur për em ërimin e anëtarëve në Bordin e Organit Shqyrtues të Prokurimit.

Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.05/L-064 për patentë shofer.

Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr. 05/L-07 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.03/L-048 për menaxhimin e financave publike dhe përgjegjësitë.

Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr. 05/L-31 për Procedure e Përgjithshme Administrative.