Edhe nji shpërthim në Turqi

Sot në mesditë afër kazermës së ushtrisë turke në Stamboll ndodhi nji shpërthim, në të cilin 5 persona u plagosën, raportojnë mediat turke.

Kjo u transmetue në televizionin turk NTV, i cili deklaroi se shpërthimi ndodhi në nji veture dhe se shkaku ende nuk dihet, por në vendin e ngjarjes kishte ekipe të ambulancës dhe policisë.

Nuk ka të plagosun nga personeli ushtarak.