Edhe nji sulm në SHBA, therren 8 persona me thikë

Të paktën tetë persona janë plagosë nga nji sulm me thikë në nji qendër tregtare në Minesotta të Amerikës.

Sulmi ka ndodhë në St Cloud, rreth 110 km nga Minneapolis. Motivi i sulmuesit, i cili u vra nga forcat policore, ende nuk dihet qartë.

Simbas dëshmitarëve, thuhet se sulmuesi para se të vrahej ka bërtitë “Allah”.

Zyrtarët e spitalit kanë ba të ditun se asnji nga të lënduemit nuk janë në rrezik jete.