Edhe nji sulm vetvrasës në Baghdad, ma s’paku 18 të vramë

Gjatë funeralit të të vdekunve nga sulmet e kryeme nga ISIS, ku mbetën të vramë 70 persona, asht krye edhe nji sulm vetëvrasës në Baghdad.

Simbas raporteve të zyrtarëve policor të Baghdadit, sulmi i ri me bomba vetëvrasëse la të vdekun 18 persona që ishin prezent në këtë funeral, njofton BBC.