Edhe nji tjetër sulm, 52 të vramë e qinda të plagosun qe po festonin Pashket

Ma s’paku 38 persona të vramë dhe qinda të plagosun, asht bilanci i raportuem nga nji shpërthim që ndodhi sot jashtë nji parku publik në lindje të qytetit pakistanez Lahore, raporton Reuters.
Reuters thekson se shumica e viktimave janë gra dhe fëmi.
Simbas zyrtarëve pakistanez, shpërthimi i sotëm mundet me qenë sulm terrorist.
Kur ndodhi sulmi, parku ishte i mbushun me njerëz, qe ishin mbedhe me i festue Pashket, të cilët u evakuuen nga autoritetet.
Ka kohë që Pakistani vuen prej sulmeve kamikaze të talebanëve, bandat kriminale dhe të dhunës sektare në vitet e fundit.