Edhe Obama po shokohet me deklaratat e Trumpit për rezultatin zgjedhor!

Liderat në Shtetet e Bashkueme, nga radhët e të dy partive politike, kanë shpreh zemërimin e tyne, mbi komentet e kandidatit republikan për president, Donald Trump, i cili ka refuzue me thanë ‘nëse ka me pranue rezultatin zgjedhor në rast të humbjes në zgjedhjet presidenciale të 8 Nandorit’

Presidenti Barack Obama e quejti të “rrezikshëm” pohimin e Trumpit se zgjedhjet janë “të manipulueme” dhe kjo, me sa duket, ‘për shkak se sondazhet tregojnë se kundërkandidatja e tij demokrate, Hillary Clinton asht shumë ma përpara tij’.

“Kur ju përpiqeni të mbillni dyshim në mendjen e njerëzve lidhun me legjimitetin e zgjedhjeve tona, kjo gja damton demokracinë tonë”, ka thanë Obama.

“Kur ju sugjeroni se ka manipulim apo mashtrim pa ofrue asnji provë …Trump bahet i nominuemi i parë i nji partie të madhe në historinë e Amerikës që sugjeron se ai nuk ka me pranue rezultatin pamvarësisht humbjes … kjo çashtje nuk asht hajgare”, ka thanë presidenti Obama.