Edhe Opozita n’Shqipni braktis Parlamentin!

Kryeministri Edi Rama nga foltorja e Kuvendit ka komentu largimin e deputetëve të opozitës, tue ironizu kështu dhe qendrimin e tyne për çashtjet e rendit të ditës.

Kreu i egzekutivit, theksoi se të gjithë deputetët e djathtë, përveç ish-kryeministrit Sali Berisha janë ulë në kafenenë e Kuvendit.

“Unë e dija që këta ikën, por këta janë në kafe. Mirë që ikën nga këtu, por se di as ku t’ikin. Janë të tanë për kafe përveç Saliut. Ti nuk e ke vendin as këtej, as në kafe, e as jashtë kësaj kauze”, tha Rama.