Edhe OVLUÇK e pranon: Numri i veteranëve asht i fryem!

Raporti i Komisionit Qeveritar për verifikimin e kategorive të daluna nga lufta e UÇK’s ka tregue se Kosova ka 46.230 veteranë luftarë.

Zona operative që ka ma së shumti veteranë asht ajo e Dukagjinit, me mbi 15 mijë.

Qeveria e ka miratue këtë raport, edhe pse asht shprehë e befasueme me numrin e naltë të veteranëve.

“Numri tejkalon tana parashikimet, tejkalon edhe qëndrueshmëninë buxhetore, por asht nji çashtje, për të cilën na kemi me bisedue ma tutje”, ka thanë kryeministri Isa Mustafa.

Edhe kryetari i OVLUÇK’s, Smajl Elezi, asht i vetëdijshëm se, numri i veteranëve asht i fryem, por ai ka thanë se, “nuk kanë me pranue ulje asnji cent”.