Edhe “peshqit e mëdhaj” nën hetime

Kryeprokurori i Shtetit Aleksandër Lumezi, paralajmëron se aksionet e kësaj jave nuk kanë me qenë të fundit sa i përket uzurpimeve të pronave publike dhe private.

Lumezi paralajmron se Prokuroria ka në shënjestër edhe 32 raste të tjera të cilat kanë të bajnë me vepra penale të krimit të organizuem dhe korrupsionit. Kryeprokuroi me qëllim të mbrojtjes së hetimeve, nuk ka dashtë me zbulue detaje konkrete rreth këtyne rasteve. Simbas tij në 15 raste tashmë janë ngritë edhe akte akuzue.

Ai po ashtu tha se ngritja e aktakuzave të fundit në rastin e uzurpatorëve dhe ato që janë në procedurë, nuk kanë ndonjë lidhje me liberalizimin e vizave. Lumezi tregon se EULEX-i asht në proces të hetimeve edhe të nji rasti që lidhet me privatizimin.

“Kjo nuk lidhet me liberalizimin e vizave. Ne këto raste i kemi fillue para dy viteve që ti hetojmë dhe tani asht koha e përfundimit të hetimeve edhe patjetër që prokuroria duhet të dal me nji vendim”, ka thanë Lumezi.

Kryeprokurori Lumezi, i pyetun se nëse janë tue u hetue edhe persona që janë në politikë, si raportohet së fundi nga burime të ndryshme mediatike për mundësinë e kapjes së hetimeve ndaj ‘peshqve të mëdhej’, tha se nuk banë dallime tu mos dhanë edhe detaje dhe emra.

Na nuk i klasifikojmë personat të cilët janë të dyshuem si ‘peshqit e mëdhenj dhe peshqit e vegjël’ por i klasifikojmë në bazë të veprimeve të cilat ata i ndërmarrin. Për të gjithë ata persona, pamvarësisht se në çfarë pozite janë nëse kemi informacion dhe prova të mjaftueshme, sigurisht që kemi me fillue ndjekjen penale ndaj tyne”, tha ma tej ai.

Përndryshe, Prokuroria e Shteti në bashkëpunim me Prokurorinë Themelore në Prishtinë dhe Ferizaj, kishte ndërmarrë të premten njië aksion me çka janë lirue disa objekte të uzurpueme.