Edhe Remi e konfirmon, s’ka luftë me Malin e Zi

Rrustem Mustafa – Remi thotë se askush nuk duhet me u frigue për nji luftë të mundshme me Malin e Zi, tue i quejt deklaratat e Albin Kurtit nxitëse dhe jostabilizuese për vendin.

Ish-komandanti i Zonës Operative të Llapit dhe njani nga udhëheqësit e PDK’s, Rrustem Mustafa, pranon se populli i Kosovës asht i gatshëm të nisë luftën për territor, por, siç thotë ai, nji gja e tillë nuk do të ndodhë me Malin e Zi.

Kjo, mbasi që, simbas tij, mekanizmat kredibilë shtetnorë të vendit e kanë faktue se nuk humbet territor me Marrëveshjen e Demarkacionit.

Këto komente Mustafa i ka ba gjatë nji interviste për gazetën “Zëri”, tue  shtue se askush nuk duhet frigue se jemi afër luftës.

Ish-deputeti i PDK’s shprehet i zhgënjyem me punën dyvjeçare të koalicionit qeverisës PDK-LDK.

Thotë se nuk i përmbushi pritjet e tij, ani pse ishte ma i zashmi për nji koalicion të tillë.