Edhe sa ushtarë turq po mshefen mbas tentimit për puç ushtarak!

Ministria e Mbrojtjes e Turqisë ka ba të ditun se 311 ushtarë turq edhe ma tej po mshifen mbas tentimit për puç më 15 Korrik, ndërsa 9 prej tyne janë gjeneralë.

Simbas po kësaj ministrie ata ndodhen në territorin e Turqisë.

Megjithatë nuk asht dhanë ndonji koment se çfarë ka me ndodhë me ushtarët, të cilët kanë ikë në Greqi, mbas tentimit për gusht shtet dhe janë mbajt nga autoritetet greke.
“Nuk mungojnë tanke, aeroplanë, helikopterë, anije apo teknikë tjetër luftarake. Ka megjithatë sasi të konsiderueshme të municionit, të cilin e kanë përdor pjesëmarrësit në puç”, ka thanë ministri Ishik.

Njikohësisht me dekret, i cili u shpall në gazetën zyrtare, 94 gjeneralë nga forcat tokësore, 22 admiralë, 44 gjeneralë nga forcat ajrore ushtarake dhe gjashtë gjeneralë dhe nji admiral nga Akademia Mjekësore Ushtarake GATA janë sistemue në detyra të tjera.

Simbas tij, ka me vazhdue arrestimet dhe pezullimet edhe ma tej.