Edhe Skenderaj në zgjedhje!

skenderaj

Vendimi i Gjykatës së Apelit për t’ja konfirmue denimin me burg kryetarit të Skenderajt, Sami Lushtaku, nënkupton që kjo komunë ka me ju bashkue Drenasit për zgjedhje të parakohshme që do të mbahen mbrenda pak javëve.

Gjykata njoftoi të Martën se ka zbutë dënimin e Lushtakut për pesë vjet mbasi që atij i asht heq akuza për vrasje.

Bazue në vendimin e ri, ai asht denue me shtatë vjet heqje lirie.

Bazue në ligjet e Kosovës, në rast denimi në kohëzgjatje mbi gjashtë muej të nji kryetari komune, presidenti i Kosovës obligohet që të shpallë zgjedhje të jashtëzakonshme në atë komunë.

Zgjedhjet duhet të mbahen mbrenda 45 ditëve nga shpallja e verdiktit të gjykatës, shkruen Insajderi.com

Komuna e Skenderajt asht e dyta që ka me shkue në zgjedhje të jashtëzakonshme mbrenda pak javëve.

Presidenti Thaçi ka caktue datën 4 Dhetor për mbajtjen e zgjedhjeve në Drenas, që vijnë si pasojë e denimit me burg të Nexhat Demakut, ish-kryetar i kësaj komune.