Edhe sot ka me u ba kërkimi i foshnjës 16 muejshe nga Hasanbegu

Familjarët e vogëlushes 16 muajshe, Elife Fejzullahu, njoftojnë se sot për herë të fundit kanë me kërkue foshnjën e zhdukun që para dy javëve, kur edhe ndodhën vërshimet që lanë mbas vetes shumë viktima dhe shkaktuen dam të madh material në disa zona të Shkupit në Maqedoni.

Në kërkimet e sotme përveç banorëve të Hasanbegut dhe nji numri të madh të vullnetarëve nga vendet e tjera, kanë me u përfshi edhe ushtria dhe policia.