Edhe sot nxet në Kosovë, çka rekomandohet për të moshuemit!

Në Kosovë edhe sot do të kemi nji ditë të nxetë dhe me diell.

Në mëngjes, temperaturat do të jenë nga 18 deri në 26 gradë Celsius, ndërkaq ato gjatë ditës do të rritën deri në 32 gradë Celsius, simbas The Weather Chanel.

Gjatë ditëve me temperatura të nalta qytetarët, sidomos të moshuemit dhe ata me sëmundje të zemrës, duhet të kenë kujdes që mos t’ju ekspozohen rrezeve të diellit.