Edhe sot protesta në Shkup

Protesta në Shkup kundër vendimit të Presidentit Gjorge Ivanov, me i amnistue tanë politikanët ndaj të cilëve janë ngrite hetime apo procedura gjyqësore, vazhdon edhe sot prej orës 18:00.

Përndryshe, bilanci i protestës së djeshme asht 12 të arrestuem dhe dhetra qytetarë, dhe nji gazetar dhe nji fotoreporter mbetën të lënduem.

Protestat janë paralajmërue edhe për në Manastir, kryetari i të cilit sot u akuzue nga Prokuroria Speciale për keqpërdorim detyre dhe damtim të shtetit për 350 mijë euro.