Edhe studentët protestojnë kundër Trump (foto)

I sapo zgjedhuni në krye të Amerikës po përballet me protesta kundër tij që nga fitorja që ai korri në garën presidenciale ku mposhti kundër kandidaten Hillary Clinton.

Kësaj radhe janë me mija studentë që kanë lanë orët e mësimit për me protestue kundër, Donald Trumpit.

Në Los Angeles rrugëve u panë rreth 4 mijë studentë pjesëmarrës në protestë, që brohoritën “Jo Presidenti im”, tue shpreh kështu kundërshtimin e tyne me politikat që Trump i ka deklarue gjatë kampanjës zgjedhore.

Sikur asht plani për me dëbue imigrantët e paligjshëm si dhe për me ndërtue murin ndërmjet SHBA’ve dhe Mexikos.

Zyrtarët e arsimit në Seattle thanë se rreth 5 mijë studentë të shkollave të nalta dhe nxanës të shkollave të mesme, rreth 10 për qind e studentëve, dolën në rrugë për me marrë pjesë në protestë.

Dheta-mija njerëz marshuen në qytete nga New Yorku deri në Los Angeles në tubimet që prej fitores së Trump.

Protestuesit kanë denue sulmet ndaj grave që bartin shami të kokës, grafitet raciste, ngacmimin e femive imigrantë, si dhe diskrimimin e shfaqun ndaj meksikanëve dhe njerëzve me ngjyrë.

Trump n’intervistën për CBS tha se ishte “i mërzitun” me incidentet e tilla dhe ju bani thirrje protestuesëve “me ndalue”.

Këta studentë u përkrahën edhe nga qinda të tjerë, që marshuen në protestë në Portland, Oregon, Montgomery County, Maryland, Denver dhe në rajonin e San Franciscos, thanë autoritetet.

 

2-studentet