Edhe zyrtarisht, Vojislav Seselj’it i ndalohet hymja n’Kosovë

Lideri radikal serb, Vojislav Seselj, asht shpallë edhe zyrtarisht person i padëshirueshëm në Kosovë dhe të njajtit i asht ndalue hymja në territorin e shtetit.

KALLXO.com e ka sigurue nji kopje të vendimit, i cili asht nënshkrue nga ministri në detyrë i Punëve të Jashtme, Petrit Selimi.

Vendimi i nënshkruem me 4 Prill 2016 e obligon Ministrinë e Punëve të Mbrendshme, Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe organet e tjera me ia ndalue Seselj’it hymjen në Republikën e Kosovës.

Seselj para dy javëve u shpall i pafajshëm nga Tribunali i Hagës në akuzat për krime lufte në Kroaci dhe Bosnjë dhe menjiherë ka nisë nji seri deklaratash të ashpra ndaj tribunalit si dhe anmiqve të dikurshëm të Serbisë.

Vendimi i MPJ’s së Kosovës asht hartue tue u bazue në marrëveshjen për normalizimin e marrëdhanieve Kosovë- Serbi dhe në ligjet e tjera të Kosovës.