Edi Rama befasisht në Prishtinë, hyn në takimin e liderëve partiakë

Kryeministri i Shqipnisë, Edi Rama asht paraqitë befasisht sot në Prishtinë. Ai asht pa tue hy në hotelin ku po vazhdon takimi i liderëve partiakë kosovarë për me gjetë zgjidhje lidhun me Demarkacionin.

Nuk dihet nëse Rama ka ardhë për vizitë zyrtare apo private në Prishtinë, apo edhe ka me tentue m’i bind liderët e partive kosovare që me gjetë zgjidhje.