Ky asht takimi i Rames me liderat e opozitës

ediramamaaa

Ka nis tashma takimi i kryeministrit të Shqipnisë, Edi Rama me tre liderët e partive opozitare në Kosovë, shkruen Indeksonline.

 
Në takim po marrin pjesë kryetari i Vetëvendosjes, Visar Ymeri i shoqnuem nga deputeti Albin Kurti, kryetari i Aleancës për Ardhmëninë e Kosovës, Ramush Haradinaj dhe ai i Nismës për Kosovën, Fatmir Limaj dhe kryetari i Këshillit, Jakup Krasniqi.

Takim i Ramës me liderat po mbahet në nji restaturant në periferi të kryeqytetit.

 

Edi Rama dhe liderat e opozitës në drekë pune!

 

Kryeministri i Shqipnisë, Edi Rama, do t’i takojë n’ora 14:00 tre liderët e opozitës në nji drekë pune.

Burime të Indeksonline mesojnë se takimi do të mbahet në nji restorant të Prishtinës, ku kryeministri Rama do të diskutojë me liderat e opozitës për gjendjen e tanishme politike dhe bojkotimin e opozitës që janë tue i ba Kuvendit të Kosovës.

Po ashtu temë diskutimi do të jetë edhe pjesëmarrja ne ceremoninë e inaugurimit të presidentit të ri Hashim Thaçi.

 

1-takimi

 

 

Nis takimi i Edi Ramës me liderët e opozitës (Video/Foto)

Posted by IndeksOnline on Thursday, April 7, 2016