Edi Rama e lute Britaninë mos me u largue nga BE

Të treja gjuhët që përdori në Asamblenë Parlamentare të NATO’s; shqip, frengjisht dhe anglisht; Kryeministri i Shqipnise, Edi Rama i shfrytëzoi për me shpreh vullnetin e Shqipnisë për me u ba pjesë e Europës.

Kjo ra ma shumë n’sy, kur iu përgjigj nji britaniku të interesuem për pikëpamjet e Kryeministrit për zgjanim, mbas përfshimjes në debatin për largimin ose jo të Britanisë së Madhe nga Bashkimi Europian.

Ndoshta jemi ende shumë naivë, që mendojmë se BE-ja është çfarë mendojmë ne që është, dhe ndoshta ju e keni humbur tërësisht kapacitetin për të qenë naivë, por me të tillë situatë gjërash dua t’iu them që nuk preferoj të jem në vendin tuaj. Preferoj të jem në vendin ku jam, në vendin tim. Kështu që ne preferojmë të vazhdojmë më tej dhe të bëhemi anëtarë të BE-së”, tha Rama.

Këtë qëndrim, Kryeministri e mbrojti me kambëngulje deri në fjalinë e fundit të përgjigjes, pamvarësisht se dy ditët e fundit, në Britani shqiptarët janë vu prapë në qendër të vëmendjes, mbas shpëtimit të nji varke që po mbytej në La Mansh, me 18 emigrantë shqiptarë në bord.

Edhe nji herë, me aq sa mundem me iu ardh t’iu vij në ndihmë, ju lutem të mos largoheni nga BE”, deklaroi Kryeministri Rama.