Edi Rama flet për takimin e Nishit, kush i çmendi Prishtinën e Tiranën!

Kryeministri i Shqipnisë, Edi Rama ka folë për herë të parë për mbledhjen e përbashkët të dy qeverive: asaj të Shqipnisë dhe të Serbisë.

Në nji intervistë për Klan Kosova, Rama ka theksue se kjo mbledhje asht shumë e randësishme për tanë rajonin.

Edi Rama thekson se nji shkrim i një medias serbe çmendi Tiranën e Prishtinën.

Në vazhdim e gjeni intervistën e plotë:

 

Cila është e vërteta e takimit të Nish-it?

Vet pyetja ka një tingëllim konspirativ që me bënë për të qeshur! Ne jemi takuar si çdo vit tanimë në Samitin e Parisit për Ballkanin Perëndimor, dhe unë kam prezantuar më shumë krenari produktin fillestar të një pune të përbashkët, që e ka pasur zanafillën tek bashkëpunimi mes Shqipërisë e Kosovës për reduktimin e barrierave tregtare. Duke parë rezultatet shumë inkurajuese te këtij bashkëpunimi, kam folur me drejtoren rajonale të Bankës Botërore, Ellen Goldstein, dhe po ashtu me kryeministrin Vuqic e me të tjerët, për të ndërtuar një plan veprimi për nxitjen e tregtisë e të bashkëpunimit ekonomik në rajon. Kështu kemi bërë! Banka Botërore e ka koordinuar këtë punë përmes zyrave të veta në rajon dhe na ka asistuar me ekspertizën e saj. Në Nish, ky plan do të prezantohet në një forum ekonomik biznesi shqiptaro-serb. Kjo është e gjitha.

A keni ndërmjetësuar ju pjesemarrjën e niveleve të larta të Qeverisë së Kosovës ne këtë takim?
Jo, as me është kërkuar dhe as e kam kërkuar një gjë të tillë. Dhe dua të sqaroj një gjë: Unë nuk e ndaj asnjëherë Kosovën nga agjendat e bisedimeve te mia dhe nuk i shoh asnjëherë të ndara interesat strategjike të shqiptareve të Shqipërisë e të Kosovës, por po ashtu, asnjëherë nuk hyj në punët e në vendimet që i takojne Qeverisë se Kosoves ne raport me palët e treta! Ne rast se me kërkojnë një mendim vëllazëror e jap me kënaqesi, po kurrë ndërhyrje, sepse s’e kam pare asnjëherë si diçka pozitive sjelljen e dikurshme paternaliste te Tiranës ndaj Prishtinës.

Çfarë pritet te ndodhe ne Nish?

Do te flasim për të ardhmen e përbashkët te rajonit dhe potencialet e jashtëzakonshme te bashkëpunimit ekonomik e tregtar ne te mire te sipërmarrjeve e te popujve tanë.

Çfarë përfshin plani rajonal për tregtinë i hartuar me Bankën Botërore?

Një sere masash qe do te lehtësojnë shume shkëmbimet tregtare dhe ekonomike e do te rrisin ekonominë e vendeve tona.

Pse gjithë këto reagime për faktin se shkroi shkrim një gazete serbe, pas takimit Vuçiq Bajden?

Nuk e di! Di qe me ka ardhur keq qe një gazete ne Beograd ka çoroditur kursin mediatik ne Prishtinë! Qesharake! Si duket sëmundja e vjetër e gushtit mediatik te Tiranës e ka kapluar edhe Prishtinën…”