Edi Rama: Në historinë e Kosovës, Hashim Thaçi ka lanë gjurmë të pashlyeshme

Në nji intervistë televizive, Kryeministri i Shqipnisë Edi Rama, i cili edhe ka me marrë pjesë në ceremoninë e inaugurimit të Presidentit Hashim Thaçi, tha se e ka mik.

Unë e kam mik, Thaçin që ishte kryeministër, është president apo më parë si ka qenë edhe prijës i opozitës. Është një kulmim i një karriere të ndërtuar me plot meritë“, tha ai.

Tue u shpreh i bindun se historia ka me vlerësue Thaçin, Rama tha se shpreson se zgjedhja e tij do me thane kapitulli i ri në Kosovë.

Nuk ka dyshim se në historinë e Kosovës, Hashim Thaçi ka lënë gjurmë të pashlyeshme. Zgjedhja e tij president shpresoj se do të hap një kapitull të ri për Kosovën”, theksoi Rama. /KlanKosova/