Edi Rama i jep Ilir Metës 20 mijë dollarë

Qeveria e Shqipnisë ka miratue nji shtesë fondi për Kuvendin e Shqipnisë, veç dy muej përpara mbylljes së vitit aktual financiar.

Në mbledhjen e sotme, Këshilli i Ministrave ka vendosë, me propozim të ministrit të Financave, me i shtue rreth 2,4 milionë lekë (rreth 20 mijë dollarë) në buxhetin e Kuvendit.

Vendimi i qeverisë asht bazue në ligjin “Për menaxhimin e sistemit buxhetor” dhe shuma ka me u përdorë nga Kuvendi për shpenzime kapitale.

Efekti financiar i vendimit të sotëm të qeverisë “Rama” ka me u përballue nga fondi rezervë i buxhetit të shtetit, miratue për vitin 2016.