Edi Rama kallxohet ‘trim’ me gazetarët e Kosovës, por qysh ishte sjellja e tij ndaj gazetarit grek?

Në nji hark të shkurtë kohor, kryeministri shqiptar Edi Rama, asht vnue në qendër të kritikave mbas intervistave me gazetarë të ndryshëm nga Kosova, Shqipnia dhe dje nga Greqia, në të cilat ai hera-herës asht shfaqë shumë ndryshe në sjellje dhe në komunikim përballë tyne.

Brutal, ofendues me nji fjalor jo të denjë dhe etikë ndaj portaleve dhe mediave të shumta, apo dhe deri diku me arrogancë në përgjigjet e tij ndaj gazetarëve kosovarë në intervistën e dhanë në “Klan Kosova” më 28 Tetor, kryeministri Rama për hir të së vërtetës shkaktoi nji furtunë të madhe reagimesh edhe nga drejtues të mediave jo vetëm në Kosovë, por edhe në Shqipni.

Nga përgjigjet që Rama jepte përballë gazetarëve të Kosovës që hera-herës i devijonte në interes të asaj çka ai donte me theksue ma shumë, u dok qartë që askush nuk kishte guximin për me kundërshtue, tue ba që intervista me ata me u dokë thjesht nji bisedë mes tyne

Por, a ishte i njajtë reagimi i kryeministrit shqiptar ndaj gazetarit grek, i cili edhe vetë e kishte konsiderue me titullin “Intervistë për nerva të fuqishme’”?

Përgjigja  asht e qartë dhe e kuptueshme nga krejt.

Dje, pamë nji kryeministër të qetë, me shumë nerva për me u përgjigjë me etikën që i takon nji ‘lideri’ siç etiketohet shpesh në rangje të politikanëve që ka përkrah, edhe kur gazetari grek Aleksis Papagelas në intervistën për televizorin ‘Skai’, e provokoi se qysh kishte me reague ai dhe shqiptarët nëse kryeministri grek kishte me deklarue se heroi kombëtar shqiptar Gjergj Kastriot Skënderbeu kishte me qenë me orgjinë gjysë grek dhe pshtoi Shqipninë, sikundër pak kohë ma parë ka deklarue Rama për Akropolin që asht pshtue nga bombardimet falë nji shqiptari.