Edi Rama kallxon se çka i tha Vucicit për marrëdhaniet Shqipni-Serbi

Kryeministri shqiptar Edi Rama, në kuadër të vizitës së tij në Serbi, ka dhanë nji intervistë për prestigjiozen “Tanjung”, e përshtatun në shqip ekskluzivisht nga lexo.al.

Kur Rama pyetet për marrëdhaniet me Vucic, Rama i thotë gazetarëve që Vucicit i ka thanë personalisht: “Aleksandar ndigjo: Asht diçka shumë e mirë ajo që na bëjmë sot, por duhet të sigurohemi që gjithçka që asht e shkrueme në letër, të realizohet. Ndryshe, në fund të fundit, randësi nuk kanë vetëm marrëveshjet, por qysh realizohen gjanat”.

Ma tej, Rama pyetet nëse vërtet asht i angazhuem për të bashkëpunue me Serbinë dhe Vucic dhe ai thekson PO, mbasi të dy ata nuk janë politikanë tradicionalë, por reformatorë të cilët duen të modernizojnë shtetet e tyne. Në këtë përpjekje, simbas Ramës, armiku i zhvillimit tonë nuk asht njani shtet kundër tjetrit, por, administrata publike, raporton lexo.al.