Edi Rama n’Ankara, qe me kend takohet atje!

Kryeministri Edi Rama ndodhet në Turqi në nji vizitë zyrtare.

Ai sot në kryeqytetin e Turqisë, në Ankara ka me u takue me homologun Binali Yildirim dhe presidentin turk Recep Tayyip Erdoğan.

Kreu i qeverisë ka kryer nderime në mauzoleun e Mustafa Kemal Ataturk.

Në ceremoninë ushtarake, Rama shoqnohej nga ministri i Financave Ahmetaj, ambasadori i Shqipnisë në Republikën turke Gazheli dhe deputeti Bashkim Fino.

Në mbramje të dy kryeministrat do të kenë nji konferencë të përbashkët për media me presidentin turk.

Ditën e nesërme, kryeministri Rama ka me u prit edhe nga kryetari i Parlamentit Ismail Kahraman.