Edi Rama në Kosovë: Takime me Mustafën e Veselin

Edhe pse jo me veshje zyrtare, Kryeministri i Shqipnisë Edi Rama, 24 orëshin e tij në vendin tonë e filloi tu’ e takue Kryeministrin e Kosovës, Isa Mustafa.

Pas këtij takimi ata mbajtën nji konferencë për media, ku u tha se kanë diskutue mbi agjendën e mbledhjes së ardhshme në mes dy Qeverive.

Kryeministri shqiptar nuk la pa tregue edhe arsyen e vizitës së tij në Kosovë.

Ndërsa Kryeministri Isa Mustafa, tha se asht arritë mjaft në implementimin e marrëveshjeve të nënshkrueme, tu’ premtue vazhdimin e bashkëpunimit në mes dy vendeve.

Rama u prit edhe nga kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, si dhe nga i pari i Prishtinës, Shpend Ahmeti.