Edi Rama: Pandeli Majko kërkon bazë të NATO’s në Shqipni

Mbas ministrit të Jashtëm Ditmir Bushati, asaj të Mbrojtjes, Mimi Kodheli, edhe kryetari i Kuvendit të Shqipnisë, Ilir Meta ka kërkue sot anëtarësimin e Kosovës në Aleancën e Atlantikut të Veriut.

Në ditën e tretë dhe të fundit të punimeve të Asamblesë Parlamentare të NATO’s në Tiranë, Meta tha se Aleanca duhet me u zgjanue tue mos lanë jashtë askend. Kosova dhe Bosnja duhet me u anëtarësue në NATO, – tha ai.

Kosovën në NATO e don edhe Kryeministr Edi Rama.

Rama falenderoi Majkon për realizimin e kësaj andrre, që Asambleja me u mbajtë në Tiranë, derisa zbuloi edhe nji tjetër andërr të ish-Kryeministrit të Shqipnisë, Pandeli Majko.

Asht nji botë shumë interesante. Nuk e kisha imagjinue asnjiherë se ka me m’u dashtë me ndërhy në nji debat në Mbretërinë e Bashkueme për qëndrimin ose jo të saj në Bashkimin Europian, tue shkrue: Ju lutem mos ikni nga BE! Në këtë situatë, nuk preferoj me qenë në vendin tuej, por në vendin ku jam, në Shqipni. Prandaj na kemi me vazhdue përpjekjet për me u anëtarësue në Bashkimin Europian, – tha Rama.

Punimet e ditës së fundit të Asamblesë Parlamentare të Aleancës u drejtuen nga Presidenti Michael Turner, derisa fjalën e mori edhe Presidenti i Malit të Zi, vendi i të cilit mori shumë përkrahje mbas ftesës zyrtare për anëtarësim.

Tue folë për tendencën e Rusisë për ndikim në Ballkan, e sidomos në vendin e tij, Djukanovic tha se Mali i Zi nuk ka me ia dhanë kurrkujt të drejtën për me vendosë për fatin e vet.

Në këtë Asamble, me statusin e vëzhguesit mori pjesë edhe nji delegacion i Kuvendit të Kosovës, i kryesuem nga nënkryetari Xhavit Haliti.

Në fund, Asambleja miratoi rezolutën e prezentueme nga nga kryetarja e Komisionit të Mbrojtjes dhe Sigurisë, Nicole Ameline, si dhe kryetari i Komitetit Politik, Ojars Eriks Kalnins.

Rezoluta ka me iu paraqitë Samitit të ardhshëm të NATO’s që mbahet në Varshavë të Polonisë, me 8 dhe 9 Korrik të këtij viti.