Edi Rama për Wall Street Journal: Europa e paaftë përballë terrorizmit

edi rama

Kryeministri i Shqipnisë, Edi Rama, në nji intervistë për “Wall Street Journal” ka folë për çështjet e sigurisë n’Europë përballë terrorizmit, krizës së refugjatëve dhe integrimin e Shqipnisë në BE.

Në këtë intervistë, Rama ka thanë se Europa ka tregu se asht e paaftë për të ba punën bazike sa i përket sigurisë, tue ju referu këtu terroristit Salah Abdeslam që lëvizte i lirë nepër Europë.

Mendoni se Shqipnia mund të ndihmojë Europën me çashtjet e sigurisë?

Europa ka tregu se asht e paaftë për të ba nji punë themelore, të ndërtojë nji Inteligjencë të përbashkët.

Djali që u arrestu kohët e fundit në Bruksel dhe që orkestroi masakrën në Paris po lëvizte nga njani vend në tjetrin.

Ai ishte përjashtu në nji vend, ndalu në tjetrin dhe përsëri arriti ta bante atë.
Kjo tregon që nevoja për nji inteligjencë të përbashkët asht shumë urgjente.

Si do të veproni nëse do të ketë nji fluks refugjatësh në Shqipni?

Nuk më pëlqen të flas me nëse. Por, na kemi ba përgaditjet tona. Kapacitetet e vendit janë shumë modeste dhe kjo nuk asht e mjaftueshme për të përballu nji fluks të konsiderueshëm. Na jemi të gatshëm të marrim pjesë në çfarëdo lloj përpjekje europiane.

Ju ka propozu dikush që të ngrini gardh?

Na jemi nji vend i vogël dhe krenar dhe nuk do të ndërtojmë nji gardh vetëm sepse na thonë të tjerët. Na gjithashtu e dimë se hapja e kufijve nuk do ta zgjidhë problemin.

 

rama-kerry