Edi Rama prezenton kryetarin e ri të Kuvendit të Shqipnisë

Nga Asambleja e PS, kryeministri i Shqipnisë, Edi Rama, tha se kryetar i ri i Kuvendit ka me qenë Gramoz Ruçi.

“Mandati ynë i ri kërkon që na t’i japim Kuvendit të Shqipnisë nji kryetar të ri dhe Gramozi asht kryetari i natyrshëm i Kuvendit për këtë mandat. Ndaj asht nder dhe krenari që na t’i japim kryetarit të kësaj Asambleje të gjithë mbështetjen tonë”, tha ai.

Mandej, Rama shtoi se, Taulant Balla, ka me qenë kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste.