Edi Rama, qe çka tha për zgjedhjen e Thaçit!

ediramama

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, ka ba të ditun se asht tue u diskutu për nji takim të radhës mes Qeverisë së Kosovës dhe asaj të Shqipnisë, ku do të shihet nëse janë tue u zbatue marrëveshjet e arrituna ma parë.

Mbas takimit që pati me kryeministrin Edi Rama, Mustafa tha se dy homologët diskutuen për disa marrëveshje që tashma kanë nis zbatimin.

“Kryeministri i Kosovës Isa Mustafa mbas takimit me kryeministrinë e Shqipnisë Edi Rama.

Kisha kënaqësinë e veçante të takohem me kryeministrin Rama. Biseduem për shumë çashtje të bashkëpunimit tonë vllaznor dhe institucional. Biseduem për shumë tema si dhe për zbatimin e shumë marrëveshjeve që janë ba nga takimet e përbashkëta të dy qeverive. Po ashtu biseduem edhe për nji takim tjetër të përbashkët të dy qeverive për të pa nga afër zbatimin e marrëveshjeve”, ka thanë Mustafa.

 
Kreu i Qeverisë së Shqipnisë, tue fol për zgjedhjen e Hashim Thaçit president të Kosovës, ka thanë se kjo asht nji ngjarje pozitive për Kosovën.

Derisa ka kerkue falje për mosrespektimin e kodit të veshjes protokollare, tue thanë se ky takim ishte i rastësishëm.