Edi Rama, qe qysh e sheh zgjidhjen për ‘Drejtësinë’

edirama

Mbas takimeve intensive që pati sot në zyrën e tij me kreun e Kuvendit Ilir Meta dhe ambasadorët Donald Lu dhe Romana Vlahutin, kreu i qeverisë Edi Rama mbajti nji konferencë për mediat ku tha se ekziston mundësia për me gjetë nji zgjidhje n’arritjen e kompromisit të plotë me opozitën.

“Lajmi i mirë asht se PD i ka braktis tana pozicionet e veta të maparshme.

2/3 që deri dje kërkonin nuk i ban ma punë dhe duen vende të rezervueme, sepse simbas tyne opozita duhet me mbrojtë sistemin nga kapja. Na i kemi ofrue 2/3 si nji kufi ekstrem kompromisi, të bindun se s’ka perëndimi që e kap sistemin me nji shumicë të tillë kur opozita ka pjesën e saj.

Na nuk na intereson kapja, por shembja e sistemit aktual dhe partitë të mos kenë asnji shteg për me i zanë rrugën këtij projekti transformimi.

Nuk e përjashtoj mundësinë e nji zgjidhje që e përfshin opozitën në këtë reformë dhe ma tej, e mbi të gjitha nuk ka qenë qëllim i hartuesve të draftit, dhe as qëllimi ynë të përjashtojë opozitën nga vendimmarrja.

Jam i bindun që kjo zgjidhje mund të gjendet, nëse PD do vërtet zgjidhje për këtë pike dhe nëse kjo asht e vetmja që e ndaj PD’n nga kartoni jeshil për reformën.

Nëse pika asht nji rreth kjo pikë, ky rreth ka dy gjysa të ndame me nji vije të kuqe për neve”, tha Rama.

Shperndaje në: