VIDEO: Edi Rama shihet si lider i Ballkanit nga Merkel dhe Hollande

Sot në Paris ka nisë Samiti i vendeve të Ballkanit Perendimor. Në takimin qendror që u mbajt në Pallatin presidencial Elysee, morën pjesë presidenti francez Hollande, kancelarja gjermane Merkel, kancelari austriak Kern, kryeministri italian Renzi, përfaqësuesja e naltë e BE’s për Politikë të Jashtme, Mogherini dhe kryeministrat e Kosovës, Shqipnisë, Sllovenisë, Kroacisë, Malit të Zi, Maqedonisë, Bosnje Hercegovinës dhe Serbisë.

Në takimin e organizuem nga presidenti francez dhe kancelarja Merkel si nikoqir, ka qenë kryeministri i Shqipnisë, Edi Rama ai që ka pasë rolin e “liderit ballkanik”, mbasi që e ka udhëheqë nji pjesë të takimit, transmeton lajmi.net.

Ai asht ulë në pjesën ballore të tavolinë, derisa në anën e djathtë të tij ka qenë presidenti francez, kurse në të majtë kancelarja Merkel.

Përballë tij ka qenë kryeministrat e tanaa shteteve të Ballkanit Perendimor.

Rama ka qenë i privilegjuem qysh në takimin e parë të liderëve të Ballkanit që me 29 Gusht të vitit 2014 ishte mbajtë në Berlin.

Atij ky privilegj i ishte dhanë nga kancelarja Merkel, që aso kohe kishte dalë edhe në konferencë të përbashkët vetëm me të, tue e cilësue edhe si përfaqësues të Ballkanit.

ediramt-650x358