Edi Rama shkon në Beograd, kush e priti dhe çka e pret atje!

Kryeministri i Shqipnisë, Edi Rama, ka arritë në mbramjen e së Mërkurës në Beograd, ku asht prit nga ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Dacic.

Rama në Serbi ka me u takie me homologun e tij serb, Aleksandar Vucic me të cilin, si shkruejnë mediat serbe, ka me  bisedue për raportet serbo-shqiptare, ndonëse edhe ma tutje nuk dihet nëse e ka nji mandat të tillë, apo këtë po e ban vetëm nga entuziazmi.

Mbas takimit bileteral t’Ejten,  Vucic dhe Rama kanë me  marrë pjesë në Forumin për Sigurinë në Beograd, raporton B92.

Ngjarja kryesore e Forumit do të jetë dialogu për të ardhmen e marrëdhanieve shqiptaro-serbe dhe stabilitetin e Europës Juglindore, ku kryeministrat Vucic dhe Rama do t’i përgjigjen pyetjeve të profesorit të Universitetit Columbia, Misha Glenny.

Forumi ka me u përba nga 25 debate, me mbi 100 folës dhe 700 pjesëmarrës nga qeveri të ndryshme, organizata ndërkombëtare dhe grupe të shoqnisë civile, perfshi shumë emna të medhaj të skenës politike dhe diplomatike.