Edi Rama shkon në Stamboll veç pak minuta mbas shpërthimit

edi rama aeroport

Pak minuta mbas sulmeve në Aeroportin e Stambollit, u ul edhe avioni i kryeministrit të Shqipnisë Edi Rama, i cili ishte nisë për nji vizitë zyrtare së bashku me ministrin Arben Ahmetaj.

“Më vjen shumë keq për shqetësimin e krijuar dhe shumë faleminderit për mesazhet e panumërta. Gjithçka ok, nesër vizita zyrtare në Ankara”, shkruen Rama në rrjetet sociale.

Burimet bajnë me dije se avioni ka mbërri pa probleme në aeroport dhe asht njoftue për shpërthimin mbasi ka zbritë.

Po të njajtat burime bajnë me dije se delegacioni asht në gjendje të mirë shëndetësore dhe nuk ka asnji problem. Kryeministri viziton Turqinë me ftesë të Presidentit turk Recep Tayyip Erdogan.