Edi Rama takon Presidentin Obama: Nji orë e paharrueshme në Shtëpinë e Bardhë

auto_edir1460656281

Kreu i qeverisë shqiptare pati nji takim në Shtëpinë e Bardhë me Presidentin Obama, me të cilin asht ule edhe në nji tryezë për me bisedue mbi marrëdhaniet e deritashme mes dy vendeve dhe mundësitë për bashkëpunime të matejme.
Zyra e shtypit e kryeministrisë ka shpërnda fotot nga ky takim, ku i pranishëm ka qenë edhe ambasadori amerikan në Shqipni, Donald Lu dhe ministri i Punëve të Jashtme Ditmir Bushati.

“1 orë e paharrueshme në Shtëpinë e Bardhë. Thank you Mr.President!”, shkroi Rama në profilin e tij në Facebook.