Edi Rama vjen me nji propozim befasues për kanabisin!

Kreu i qeverisë Edi Rama i drejtoi nji kërkesë këtë t’Ejte kreut të Kuvendit Ilir Meta.

Nëse pajtohen krejt deputetët, Rama kerkoi që Gurdia di Fiananza me ba në sallën e Parlamentit prezentimin e raportit për situatën e kanabisit në Shqipni.

Ky propozim erdhi mbas akuzave të ngrituna nga deputeti demokrat Sali Berisha se qeveria asht e lidhun me veprimtarinë e paligjshme të kultivimit dhe trafikimit të drogës.

“I bajë thirrje policisë italiane me sjellë këtu informacionin. Duro Sali, Guardia di Finanza i ka krye krejt operacionet e vëzhgimit dhe ka me raportue publikisht.

Nëse kreu i Kuvendit merr iniciativën me mbështetjen e të gjithëve na, këtu në këtë sallë të shfaqim raportin vizual të Guardia di Finanzës.

Dhe besoj midis fotokopjeve që flasin këtu në emnin tënd (ka mundësi me i qetësue Sali se ty nuk të ndërpreu njeri) ai raport asht pikë referimi për objektivitetin mbi situatën”, tha Rama.

 

ediramaa