Edi Rama zbulon mesazhet që ia ka thanë Vucic’it për Kosovën

Anëtarësimi i Kosovës në UNESCO ka qenë nji nga pyetjet që mediat i drejtuen dy kryeministrave, Rama dhe Haradinaj, gjatë konferencës së tyne të përbashkët për shtyp.

Kryeministri i Shqipnisë, Edi Rama, zbuloi gjatë përgjigjes së dhanë mesazhet që ia ka thanë presidentit Vucic për këtë çashtje gjatë takimeve që kanë pasë bashkë.

“Unë ia kam thanë presidentit Vucic që e kam të pamundun me kuptue logjikën e refuzimit serb për anëtarësimin e Kosovës në UNESCO, sepse nëse për serbët ka nji randësi të posaçme trashëgimia e tyne kulturore, monumentet e tyne në Kosovë, atëherë ata duhet të ishin të parët që të vraponin me i mbrojtë përmes UNESCO’s në nji vend që pa dashjten e tyne qeverisin shqiptarët dhe asht krijue nji shtet sovran dhe i pamvarun. Kush humb në këtë rast nga ky proces? Kosova humb ma pak se Serbia në kandvështrimin tim, se UNESCO dihet se për çka duhet, i duhet Serbisë me qenë në Kosovë me mbrojtë atë që ata e quejnë trashëgimi e tyne kulturore. Unë e kam nda shqetësimin me Vucicin, besoj se ka me dhanë përgjigje në orët që vijnë, nëse nuk e jep, kisha me qenë i inkurajuem se po reflekton”- tha ai.