Edita e lavdon pak veten, kallxon kush e nervozoi Djuric’in

editatahiri

Ministrja për Dialog, Edita Tahiri nuk ka vonue përgjigjen ndaj Marko Djuric’it që tha se kodi telefonik ndërkombëtar nuk asht i mundshëm për Kosovën, por vetëm nji kod telefonik në kuadër të zonës territoriale të Serbisë.

Tahiri ka thanë se Djuric asht nervozue se i asht ndalue hymja në Kosova dhe për këtë flet të pavërteta.

“Z.Djuric asht nervozue se ia kam refuzue hymjen në Kosovë, tash flet gjana të pavërteta”, ka thanë Tahiri.

Ajo ma tej ka thanë se duhet pyet Djuric pse Austria ka aplikue për kodin telefonik, e jo Serbia dhe si ka kundërshtue Tahiri këtë.