Edita Tahiri e jep nji lajm të madh për kodin telefonik

Kryesuesja e Delegacionit të Kosovës në bisedimet me Serbinë Edit Tahiri ka thanë në mbledhjen e sotme të Qeverisë se me marrëveshjen për kodin telefonik mes Kosovës e Serbisë, i jepet fund operatorëve ilegal që kanë veprue në Kosovë.

Tahiri ka thanë se Austria tashma ka aplikue për kodin telefonik për Kosovën dhe se Kosova ka me u ba me kodin shtetnor 383 më 15 Dhetor të këtij viti.

“Tashma asht e sigurt që Kosova ka me u ba me kodin shtetnor 383, kjo ka me ndodh me 15 Dhetor 2016.

Përfitimet kanë  me qenë se Kosova krijon identitetin shtetnor në fushën e telekomunikimeve, dhe me zbatimin e kodit të ri kanë me u shue tri kodet ekzistuese 381,377,385.

Kosova ka me administrue me kodin e vetë dhe ka me bashkëpunue direkt me organizatën e OKB’s për telekom, me këtë rast vendoset kufini frekuencor mes Kosovës dhe Serbisë.

Ndërsa në pikëpamje ekonomike përfitimet janë milionëshe. Marrëveshja për kodin telefonik i jep fund operatorëve ilegal që kanë veprue në Kosovë e ata janë tre”, tha Tahiri.