Edita Tahiri e ka nji mesazh të fortë për Serbinë!

Ministrja për Dialog, Edita Tahiri, ka ba me dije se Bashkimi Europian (BE) ja ka shtue presionin Serbisë për me i zbatue marrëveshjet që janë arritë në dialogun e Brukselit.

Ajo ka deklarue se kjo asht vërejt gjatë Samitit të Liderave të Ballkanit Perëndimor në Paris.

Në këtë intervistë për gazetën “Epoka e re”, ministrja Tahiri ka tregue se në këtë samit vetë kancelarja gjermane Angela Merkel ka kerkue nga delegacioni i Serbisë me i zbatue obligimet e marra në procesin e dialogut.

“Sa ju takon lëvizjeve nga ana e palës serbe, deri tash nuk ka ndonji lëvizje, por ka pasë nji diplomaci ma të shtueme nga BE, por edhe nga Gjermania në drejtim të Serbisë, në kuadër të Samitit të Liderave të Ballkanit Perëndimor në Paris, me ç’rast delegacionit të Serbisë i asht ba presion se duhet me i zbatue marrëveshjet të cilat janë në pritje”, ka thanë Tahiri.