Edita Tahiri tregon se kur rifillon dialogu me Serbinë

Ministrja në largim e Dialogut, Edita Tahiri, porosit Serbinë që të merren me zbatimin e tetë marrëveshjeve të arrituna deri tash.

Në nji prononcim për Indeksonline, ajo thekson se rifillimi i dialogut ka me u ba vetëm mbas krijimit të institucioneve të reja në Republikën e Kosovës.

“Porosia ime për Serbinë dhe Vucic asht që të merren me zbatimin e marrëveshjeve, sepse janë tetë marrëveshje që Serbia nuk i ka zbatue. Ndërsa, rifillimi i dialogut bahet mbas krijimit të institucioneve të reja në Republikën e Kosovës”, ka thanë Tahiri.