Edita Tahiri kallxon kur vjen njohja e Kosovës prej Serbie!

Ministrja për Dialog Edita Tahiri tha se njohja nga Serbia e Kosovës duhet me ardhë në fund të dialogut të Brukselit.
Tue fol në sesionin e Asamblesë Parlamentare të NATO’s që ju kushte dialogut Prishtinë-Beograd-lëvizjes përtej rrugëve të bllokueme, ministrja pa portofol Edita Tahiri tha se njohja duhet me ardhë në fund të këtij dialogu, ashtu si paqja në fund të luftës.

“Na e konsiderojmë këtë dialog si dialog për fqinjësi të mirë dhe vlera e tij lidhet me aspiratën tonë euroatlantike e përkushtimin tonë për stabilitet dhe me vizionin që pas luftës vje paqja. Kjo paqe nënkupton qe në fund te dialogut duhet të ndodhë njohja mes dy shteteve. Çashtja kryesore, njohja e pamvarësisë së Kosovës nga Serbia, bazë për krijimin e marrëdhanieve paqësore mes dy popujve,” tha Tahiri.

Ajo deklaroi se dialogu i Brukselit po jep rezultate.