Editorial i New York Times: Gjenocidi dhe Shteti Islamik

gjenocidi-nyt

Editorial i New York Times
Gjenocidi dhe Shteti Islamik
Nga Bordi Editorial

 

Qysh nga Holokausti, Shtetet e Bashkuara vetëm katër herë i kanë përcaktuar vrasjet në masë si gjenocid: në Kamboxhë më 1989, në Bosnje më 1993, në Ruandë më 1994 dhe në Sudan më 2004. Tashti këtyre u shtohet edhe tërbimi i Shtetit Islamik në Irak dhe në Siri, kështu deklaroi të Martën, Sekretari i Shtetit John Kerry.
Duke e përdorur shprehjen Arabe për këtë grup, Z. Kerry tha se: “Daesh’i është përgjegjës për gjenocid kundër grupeve që i ka kryer në territoret të cilat i ka pasur nën kontroll, duke përfshirë Yazidët, të Krishterët dhe Myslimanët Shiitë”.
Fjala gjenocid, është caktuar në Konventën e Kombevee të Bashkuara më 1948’ën,  që të referohet për “veprat e kryera me synim që të zhduket në tërësi ose pjesërisht një grup kombëtarë, etnik, racorë ose fetarë”. Dëshmitë kundër Shtetit Islamik janë të padiskutueshme.
Më 2014’ën, në kasabanë  Irakiane, Kocho, ky grup vrau qindra burra dhe gra plaka Jazidë, anëtarë të një sekti të lashtë të cilët,  militantët i etiketuan si paganë. Mijëra të tjerë ishin të  bllokuar në malin Sinjar pa ushqim ose ujë, derisa ndërhyri Amerika. Siç ka raportuar The Times, luftëtarët e Shteti Islamik e kanë shfrytëzuar përdhunimin si një akt lufte dhe kanë kidnapuar dhe  robëruar gratë Jazidë si robër për seks.

Z. Kerry po ashtu e akuzoi Shtetin Islamik për krime kundër Myslimanëve Sunnitë dhe Kurdëve, për ekzekutimin e të Krishterëve në Irak dhe të Koptëve dhe të Krishterëve Etiopian në Libi, për robërimin e grave dhe vajzave të Krishtera  dhe shkatërrimin sistematik të trashëgimisë kulturore  të bashkësive Armeniane, të Ortodoksëve dhe të Katolikëve Roman të Sirisë.
Z. Kerry përmendi dëshmi për masakrat e Shtetit Islamik të qindra Shiitëve Tyrkmenë  dhe Shabakëve në Tall Afar dhe Mosull në Irak; duke e rrethuar kasabanë Tyrkmene të Amerlisë njerëzit vdiqën nga uria ndërsa kidnapuan dhe dhunuan gratë Shiite Tyrkmene. “Fakt është se Daeshi vret të Krishterët vetëm për shkak se janë të Krishterë: Jazidët vetëm për shkak se janë Jazidë; Shiitët  vetëm për shkak se janë Shiitë”, tha ai.
“Muzeu Përkujtimorë i Holokaustit të Shteteve të Bashkuara”, “Të Bashkuar t’i Japim Fund Gjenocidit”, dhe grupe të tjera kanë kërkuar nga administrata e Barack Obama’s që të gjitha këto akte t’i  përcaktojë si gjenocid. Këto grupe e çuan këtë rast deri te Oda e Përfaqësuesve, e cila të Hënën  solli një rezolutë të posaçme  ku akuzohet  Shteti Islamik se po përpiqet t’i zhduk grupet në territoret që  i ka pushtuar.
Kjo rezolutë i ka dhënë shumë rëndësi këtyre veprave çnjerëzore kundër të Krishterëve dhe Jazidëve. Të Mërkurën, Z. Kerry e bëri shumë të qartë se Myslimanët, po ashtu, janë të rrezikuar nga militantët.
State Departmenti ka thënë se përcaktimi nuk imponon ndonjë kërkesë ligjore të re për Shtetet e Bashkuara, e cila vazhdimisht  e godet Shtetin Islamik me sulme ajrore dhe me operacione ushtarake. Por duhet të shtytet  Kongresi që t’u mundësojë refugjatëve  Sirianë të cilët e kanë mbijetuar gjenocidin, të gjejnë strehim të sigurt në Shtetet e Bashkuara.